Lajme

Plagosen dy persona në Mitrovicë

07/10/2021 07:55
nga:M K

Dy persona kanë mbetur të plagosur dje pas mesnate në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021,është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kan nisur hetimet.

Bazuar në të dhënat fillestare dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit të njejtit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar!”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.