Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Burime të Klankosova.tv, bëjnë të ditur se vlera e dëmit është llogaritur të arrijë rreth 600 mijë euro.
Sipas të njëjtave burime, ka dyshime se edhe DvR është vjedhur gjatë kësaj grabitje.
Hajnat dyshohet se arritën të depërtojnë brenda duke shpuar dhe thyer murin.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, e konfirmoi rastin dhe ka bërë të ditur se autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar.


