Nga Konventa Kombëtare kryetari i Partisë së Lirisë ftoi anëtarët të jenë më 12 nëntor në shesh për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, me të cilën do të jenë në koalicion edhe në zgjedhjet vendore të 2023.
Nga kjo konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, protestës kombëtare që na pret për ti treguar Shqipërisë e Botës se ne jemi popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që I tremb shqiptarët. Të gjithë së bashku të nisemi drejt 14 majit, ditës së triumfit të pluralizimit mbi monizmin. Erdhi ora për ti dhënë ndëshkimin e merituar”


