Carlo Ancelotti ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Elçes dhe mungesa më e theksuar është ajo e Karim Benzemas.
Grupi përbëhet nga Courtois, Lunin, Fuidias, Carvajal, Militão, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Lucas, Isco, Camavinga, Blanco, Hazard, Asensio, Jovic, Vini Jr., Rodrygo dhe Mariano, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Real Madrid pati shqetësime në ndeshjet e fundit pasi pësoi një goditje në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit dhe tashmë kishte luajtur me dhimbje kundër Barcelonës dhe Osasunas.
Sulmuesi në fakt nuk u hodh në fushë për seancën stërvitore të kësaj pasdite në Valdebebas dhe Ancelotti preferoi t’i jepte atij pushimin e parë të sezonit. Francezi është lojtari i tretë në skuadër me më shumë minuta, vetëm pas Courtois dhe Militaos.
/GazetaBlic Sport/


