Lajme

Pjesëtari i FSK-së rrahet në një restorant të muzikës: “Nuk i njoh personat që më kanë goditur, kam qenë nën ndikimin e alkoolit”

07/03/2021 15:28
nga:M K

Mbrëmë, rreth orës 23:41, një pjesëtar i FSK-së me inicalet A.S është rrahur nga disa persona në një restorant të muzikës “Lozana” në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk ka mundur mbrëmë të intervistohet. Viktimës pasi i është përmirësuar gjendja, ka biseduar me Inspektoratin e FSK-së.

Ndërsa sot rreth orës 10:00, i dëmtuari është paraqitur në stacionin e Policisë dhe ka dhënë deklaratën për rastin.

Ai ka deklaruar se personat që e kanë goditur nuk i njeh pasi që ka qenë nën ndikimin e alkoolit, mëson Indeksonline.

I rrahuri është goditur me mjete të forta.

Një delegacion i Kongresit amerikan viziton Kosovën