Lajme

Pjesëtarë të KFOR–it largohen nga zyrat e KQZ-së në veri

12/06/2022 22:42
nga:G B

Pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it janë larguar nga zyrat e KQZ-së në veri të Mitroviës, aty ku më herët dyshuar për një bombë të vendosur.

Kështu ka marrë vesh Kanal10, nga burime jozyrtare.

“KFOR-i e ka larguar mjetin shpërthyes i cili dyshohet se ka qenë brenda zyrës së KQZ-së në veri të Mitrovicës”, kanë thënë burimi.

Shpërthime të shumta ndodhet gjatë të martës në veri, në ditën kur zyrtarë të KQZ-së shkuan në veri për t’i bërë përgatitjet në zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, pas dorëheqjes së serbëve nga institcionet e Kosovës.