Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë numri i votuesve ishte më i ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se KQZ është angazhuar maksimalisht që të mbajë të informuar qytetarët mbi të gjithë procesin zgjedhor.
Sipas Elezit, aspektet e tjera të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të votuesve mbeten të analizohen pasi të përfundojë procesi zgjedhor në tërësi, raporton GazetaBlic.
“Sa i përket çështjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor është e drejtë e tyre që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kandidatët e Kuvendit Komunal apo Kryetarin e Komunës. KQZ ka qenë e angaxhuar maksimalisht që të ofrojë informata në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha fazat e proceseve edhe për rëndësinë që ka vota apo e drejta për të votuar për qytetarët me të drejtë vote”- u shpreh Elezi.
“Ndërkaq aspektet tjera natyrisht mbeten për t’u analizuar pas procesit zgjedhor”- përfundoi Elezi për GazetaBlic.


