Sporti

Pjesëmarrja e mundshme në grupe të Conference League, Ballkani ‘mbulohet’ me para, ja shifrat e majme që do të fitohen

08/25/2023 08:26
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League, duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kosovare e kreu plotësisht detyren në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë që të menaxhojnë këtë sukses edhe në ndeshjen kthyese.

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub si Ballkani. Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.

Shifra këto që do të kishin një ndikim të madh në arkat e klubit nga Suhareka që do të fuqizoheshin ndjeshëm për sezonet në vijim.