Bashkëshorti i Angela Martinit është arrestuar gjersa çifti ndodheshin në pushime në Mykonos, Greqi.
Dragos Savulescu ishte në kërkim ndërkombëtar dhe vendndodhja u zbulua përmes fotografive të hedhura nga modelja në rrjetet sociale.

Por për çfarë akuzohet?
Dragoș Savulescu në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.
Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit./Afterparty.al/



