Lajme

“Pjesë e erës së përfunduar në politikë”, Kica-Xhelili i përgjigjet fotografisë ‘provokuese’ të Pecit me Gërvallën e Osmanin

09/08/2022 22:11
nga:Genita C

Një postimi në rrjetet sociale të njërit prej kryetarëve të Guxo, Faton Peci pas kalimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK, i është përgjigjur kjo e fundit.

Peci me bashkëkryetaren tjetër, Donika Gërvalla dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani u paraqitën në një fotografi, ku shkroi e foli për kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, pak orë pas raportimeve që Kica-Xhelili po lë Guxon.

Vetë deputetja i është përgjigjur këtij postimi të Pecit, që nga shumëkush është parë si provokues dhe mesazh për deputeten.

” Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kishte shkruar Peci.

Kica-Xhelili ka thënë se Peci kishte mendim të lartë për të deri pak ditë më parë.

“Mund ta them vetëm një gjë, e kuptoj por nuk e mirëkuptoj vrullin dhe impulsin e komenteve të tilla, nga dikush që e paska ndryshuar mendimin për mua brenda natës. Z. Peci e di çka saktësisht çka po flas, të paktën ka thënë që ka pasur mendim të lartë për mua”, ka thënë ajo.