Fit&Sexy

Pjepri – një frut i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë

03/15/2024 08:30
nga:N K

Pjepri është një ndër frutat më të mira për t’u konsumuar në ditët e ngrohta të verës.

I ëmbël, i freskët por edhe tejet i shijshëm, pjepri duhet të jetë patjetër pjesë e listës së frutave që duhen blerë.

Falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale, mund të konsiderohet “minierë ari”.

Vlerat ushqyese

Ky frut është i mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, që nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Kaloritë

Ky frut është shumë i varfër në kalori rreth 100 gramë frut i freskët përmban vetëm 34 kalori.

Vitamina A

Pjepri është një frutë shembullor për sasinë e madhe të vitaminës A. 100 gramë pjepër i freskët përmban më shumë se 112% të sasisë ditore të rekomanduar me vitaminë A, (ky frutë mban rekord për sasinë e madhe të kësaj vitamine)

Antioksidantë

Po kështu është i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë, sikurse është betakarroteni, lutein, që luftojnë radikalet e lira dhe përbërës të tjerë, të cilat sigurojnë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit.