Listës së lojtarëve të gatshëm për të qëndruar te Barcelona i bashkohet edhe Miralem Pjanic.
Në një intervistë për Fanatik, mesfushori boshnjak tha se do të qëndrojë tek katalunasit dhe të punojë me Xavin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam kontratë deri në vitin 2024, këtë vit do të punojmë me trajnerin tonë të ri Xavi dhe shpresoj që të jetë një sezon i mirë për mua dhe për ekipin”, tha ai.
32-vjeçari u kthye te Barcelona – pas huazimit te Besiktas – ku grumbulloi 26 paraqitje pa shënuar asnjë gol.
/GazetaBlic Sport


