Sporti

Pjanic përshëndetet me shokët e skuadrës, afër largimit nga Barcelona

08/05/2021 13:07
nga:E K

Aventura e Pjanic te Barcelona po del të jetë e shkurtër.

Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona pasi nuk ka arritur të bind trajnerin për të gjetur një vend në formacionin startues, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas ”Diario AS”, mesfushori boshnjak është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe pritet të largohet këtë vit nga “Camp Nou“.

Mesfushori 30 vjeçar u transferua në Barcelonë si pjesë e një marrëveshje mes Barcelonës dhe Juventusit për shkëmbimin mes Arthur dhe Pjanic.

Interesim për të kanë shprehur Inter dhe Juventus.

/GazetaBlic Sport/