Sporti

Pjanic për Allegrin: ‘Ai e menaxhon ekipin më mirë se të gjithë’

07/28/2025 07:55
nga:Lorik J

Miralem Pjanic ka komentuar transferimin e ish-mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric, te Milani.

Allegri nuk do të ketë gara evropiane, por ai ka mbështetje në formën e Modric.

“Max e menaxhon ekipin më mirë se kushdo. Dhe Modric ka mentalitet fituesi; ai do t’i shtojë lojës aftësi, përvojë dhe qetësi.

“Ai është lloji i lojtarit që i pëlqen dhe i duhet Allegri-t, dhe së bashku ata do të punojnë shumë mirë. Një dyshe e shkëlqyer. Le të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për Scudetton”, tha ish-mesfushori i Juventusit.

/GazetaBlic Sport