Sporti

Pishinë e restaurante | Fulham synon të bëjë mrekullinë në stadiumin e tyre!

03/28/2024 12:13
nga:Lorik J

Fulham mund të mos jetë në mesin e gjigantëve të Premier League, por kjo skuadër mund të ketë tribunën më luksoze në futbollin anglez.

Klubi anglez zbuloi pamjen e “Premium Tribune” të re në stadiumin Craven Cottage. Mbi lumin Thames është planifikuar një hapësirë ekskluzive trekatëshe, e cila ndër të tjera do të përmbajë një pishinë dhe dy restorante.

Arkitektët pas projektit kanë punuar tashmë në diçka të ngjashme me Sferën e famshme në Las Vegas.

Fulham aktualisht është në pozitën e 12-të në Premier League. Skuadra është e sigurt kur bëhet fjalë për betejën për mbijetesë, por është edhe larg vendeve që japin të drejtën e pjesëmarrjes në turnetë evropiane të klubeve.

/GazetaBlic Sport