Sporti

Pirlo rikthehet në Itali si trajner, merr drejtimin e skuadrës së njohur

06/27/2023 11:06
nga:L J

Sipas Sky Sport Italia, Andrea Pirlo aktualisht është duke nënshkruar kontratën e tij si trajner i ri i Sampdorias.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio thotë se fituesi i Kupës së Botës të Italisë në 2006 po nënshkruan dokumentet përpara një deklarate zyrtare që konfirmon emërimin e tij si trajneri i ri i Sampdorias për sezonin 2023-2024.

Samp do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm pas rënies nga Seria A. Pirlo do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë.

Ish-ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe njëvjeçare në Juventus në 2020-2021, kur fitoi një Coppa Italia dhe një Supercoppa.

/GazetaBlic Sport