Sporti

Pirlo: Ky është Juventusi që dua! Champions? U tërbova duke e parë në TV

04/07/2021 22:08
nga:Lorik J

Andrea Pirlo u shfaq i kënaqur pas fitores kundër Napolit dhe më së shumti për mënyrën se si skuadra e tij është sjellë në fushën e lojës. Fillimisht për Sky Sport Italia ai ka deklaruar: “Kur ke këtë frymë, kur sakrifikon për të mbuluar shokun e skuadrës që është jashtë pozicioni, atëherë vijnë edhe këto rezultatet.

Kjo ishte ajo që po na mungonte në ndeshje e tjera. E kishim praktikuar këtë lloj loje me dy anësorë, duke krijuar hapësira për Chiesa dhe Cuadrado. Më vjen keq vetëm që nuk bëmë më shumë kundërsulme, pasi mund të kishim realizuar më shumë gola. Jam përpjekur ta përcjell këtë stil loje që në fillim, por kemi luajtur çdo tre ditë kohët e fundit dhe lojtarët vazhdonin të ndryshonin.

Nuk kishim kohë të punonim shumë me të. Shpesh nuk kishim ‘zjarrin’ e duhur me skuadrat poshtë në renditje dhe na ka munguar edhe përqendrimi. Shpesh kemi dashur t’i zgjidhim ndeshjet me lëvizje individuale dhe jo si ekip.

Kemi mësuar se nuk duhet të veprojmë ashtu, duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje, pasi të gjitha takimet në Serie A janë të vështirë dhe zhvillohen kundër ekipeve të organizuara shumë mirë”. Më pas Pirlo foli edhe për problemet në skuadrën e tij dhe për Dybala, i cili u rikthyer sonte dhe shënoi gol.

“E dija si është puna e trajnerit para se ta merrja detyrën, kështu që nuk isha i papërgatitur. Nuk të ndihmon fakti që ke shumë raste me COVID-19, si dhe dyshimet për të tjerë të prekur, por kemi qenë në këtë situatë gjatë gjithë sezonit.

Të humbësh një lojtar si Dybala për kaq shumë kohë, pa asnjë dyshim që do të ishte problem për çdo skuadër. Të tjerët janë paraqitur mirë, por sa më shumë opsione të kesh, aq më mirë është. A do qëndrojë? Ka edhe një vit kontratë. Do ta shohim”.

“Pengjet? Kemi bërë shumë gabime, por do veproja njëlloj sërish. Ky është sezoni im i parë, më duhej kjo përvojë për të tashmen dhe të ardhmen. Ka qenë një sezon i komplikuar jo vetëm për mua, por edhe për shumë trajnerë të tjerë. të gjithë gabojnë, edhe unë.

Mund të mësoj dhe të mos i përsëris më. Objektivi tani është të jemi në katërshen e parë, pasi është e vështirë ta kapësh kreun. Ka edhe 10 ndeshje që shpresojmë t’i fitojmë dhe pastaj të përgatitemi për finalen e Kupës”.

“Zhgënjimi më i madh Serie A apo Championsi? Të dyja, realisht. Kur je Juventusi nuk i zgjedh objektivat, duhet të fitosh gjithçka. Kishim mundësinë të shkonim përpara në Champions, pasi Porto ishte në nivelin tonë. Gjithsesi nuk luajtëm si duhej.

Një javë më pas humbëm me Beneventon dhe dolëm edhe nga gara për titullin. Të shihja mbrëmë ndeshjet e Champions League më zemëroi me të vërtetë, pasi e dinim që mund të ishim një nga skuadrat ccerekfinaliste”. / abcnews.al