Sporti

Pires: Dua ta shohë Mbappe në Liverpool

04/02/2024 20:29
nga:Lorik J

Ish-lojtari i Arsenalit, Robert Pires, ka thënë se do të dëshironte ta shihte bashkëkombasin e tij Kylian Mbappe në Liverpool. Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe ai ka gjasa të ndryshojë klubin.

Për momentin favorit për nënshkrimin e tij është Real Madridi.

“Unë do të doja ta shihja atë në Liverpool. Është një klub i madh, familje, strukturë e mirë, pa tension, tifozë të qetë… Dhe mendoj se kombinimi Mbappe-Salah mund të jetë shpërthyes,” tha Pires, cituar nga AS.

Që nga fillimi i sezonit, 25-vjeçari francez ka luajtur 38 ndeshje, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 8 asistime.

/GazetaBlic Sport