Malisheva e filloi mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Senad Alirifa, triumfoi me rezultat 0 me 1 ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Njëri ndër futbollistët më të dalluar ishte edhe Arbër Pira, i cili vazhdon të jetë një pikë e fortë në formacionin e skuadrës së Malishevës.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Pira tha se janë përgatitur mirë për ndeshjet e këtij edicioni dhe se do të jenë ‘arrë’ e fortë për çdo skuadër.
‘Fitorja me Dukagjinin ishte e mirëpritur për ne dhe para ndeshjes jemi përgatitur të shkojmë për fitore. Stafi i trajnerëve ka përgatitur mirë skuadrën dhe arritëm të marrim 3 pikë, jam i bindur se ky ekip ka lojtarë shumë të talentuar dhe se do të jemi ‘arrë’ e fortë për çdo skuadër‘, tha Pira.

/GazetaBlic Sport/


