Gerard Pique u përshëndet me tifozët e Barcelonës në Camp Nou për herë të fundit të shtunën. Ishte në fitoren 2:0 ndaj Almerias në të cilën ai mori pjesë nga minuta e parë deri në minutën e 84-të, kur u largua nga fusha nën duartrokitjet e të gjithëve, duke i dhënë lamtumirën tifozëve dhe stadiumit vendas.
Raportohej se ai luajti ndeshjen e fundit për klubin, por mund të rikthehet sërish në fushë.
Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve që po llogarit për ndeshjen e sotme ndaj Osasuna (21:30), dhe Pique është një nga lojtarët në të. Është ndeshja e fundit e Barçës para fillimit të Kupës së Botës dhe e fundit në të cilën Pique do të mbajë fanellën.
Barcelona ndeshjen e radhës do ta luajë në shtëpi më 31 dhjetor dhe kundërshtari do të jetë Espanyol.
/GazetaBlic Sport


