Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka këmbëngulur se të katër kapitenët e klubit përfundimisht do të marrin një ulje të pagës.
Klubi tashmë ka konfirmuar se paga e Pique është ulur ndjeshëm, gjë që lejoi që Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të regjistrohen për sezonin e ri të La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.
Pique ka këmbëngulur se kapitenët e tjerë Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Jordi Alba së shpejti do të ndjekin shembullin e tij mes situatës së rëndë financiare të Barçës.
“Ulja e pagës është ajo që duhej të bëja, mendoj. Dua të theksoj se ne kemi qenë në kontakt me kapitenët e tjerë për uljen e pagës dhe e di që ata do të bëjnë të njëjtin hap së shpejti, është vetëm një çështje kohe”, tha Pique.
/GazetaBlic Sport


