Sporti

Pique “shpërthen” ndaj Guardiolas: Marrëdhënia ime u përkeqësua me të kur e njoha Shakiran, isha shumë pranë largimit

09/07/2021 09:31
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë me programin televiziv spanjoll La Sotana, Gerard Piqué, mbrojtësi qendror dhe kapiteni i Barcelonës, kishte disa deklarata interesante, njëra prej të cilave ishte në lidhje me marrëdhënien e tij me Pep Guardiola.

“Nga pikëpamja personale, marrëdhënia ime me Guardiolan u përkeqësua kur  njoha dhe fillova të takohesha me Shakira,” tha Piqué, përcjell GazetaBlic Sport.

“Tani ne kemi një marrëdhënie të mirë, por është e vërtetë që në verën e vitit 2012 mendova të largohesha nga Barcelona”.

“Kishte një kohë kur arritëm në një pikë tensioni dhe çarje me të [Guardiolan]. Lufta e vazhdueshme kundër Real Madrid dhe trajnerit Mourinho ishte rraskapitëse dhe Pep donte kontroll absolut mbi gjithçka ”, kujtoi ai.

/GazetaBlic Sport/