Sporti

Pique me fjalim emocionues në ndeshjen lamtumirëse: Kur do dikë e kupton se ndonjëherë është më mirë ta lësh të shkoj

11/05/2022 23:19
nga:E K

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Almerias.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë për Pique pasi i dha lamtumirën e fundit fansave në Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.

Bashkëlojtarët e tij u përkujdesën që spanjollin ta përcjellnin me fitore.

Dembele dhe Frenkie De Jong shënuan për fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Almerias.

Pas ndeshjes Pique dha edhe një fjalim emocionues duke i dhënë lamtumirë tifozëve.

“Faleminderit shumë të gjithëve. Në jetë, kur rritesh, kupton se ndonjëherë kur do dikë duhet ta lësh të shkoj. Jam i bindur se do të jem përsëri këtu në të ardhmen”, tha Pique mes lotëve.

/GazetaBlic Sport/