Gerard Pique ka dhënë intervistën e parë pas përfundimit të karrierës dhe në të ka folur për ndryshimin që do të fuste në futboll.
“Unë do të bëja ndryshime rrënjësore që njerëzit do të mendonin se nuk ishin të mundshme. Do të provoja disa gjëra, për shembull disa ndryshime te vazhdimet” filloi 35-vjeçari Pique në një bisedë me Ibai Llanos në Twitch, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më të mirët në Kupën e Botës të mos zgjidhen me penallti. Futni që çdo tre minuta nga një lojtar nga çdo ekip të dalë nga loja dhe kështu të vazhdojë ndeshja derisa dikush të shënojë. Imagjinoni Manchester City duke luajtur kundër PSG, dhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe përfundojnë duke luajtur një me një derisa të shënojnë. Por futbolli është shumë tradicional, kjo nuk do të ndodhë”, shpjegoi Pique, duke shtuar se ndryshimi mund të testohet në lojërat e skuadrave më të reja.
/GazetaBlic Sport/


