Sporti

Pique: “Jam krenar me ekipin, jemi afër të rikthehemi”

01/13/2022 09:40
nga:E K

Real Madrid mposhti dje Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Los Blancos‘ arritën të fitonin pas lojës shtesë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas humbjes në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, komentoi ndeshjen.

“Ishte një ndeshje argëtuese për shikuesit. Luajtëm, por nuk u kualifikuam. Ne rrezikuam, ishim në lojë duke u mbrojtur tre me tre në kohën shtesë dhe ata fituan gjysmëfinalen. Jam krenar për ekipin. Të bashkohemi dhe të luftojmë si bëmë do të thotë të dalim me kokën lart. Ne duhej të fitonim, por ne po i afrohemi më shumë se kurrë nivelit të lartë”.

/GazetaBlic Sport/