Ndarja e Gerard Pique-s me Shakirën mund të ketë habitur shumë, por jo çiftin, i cili tashmë prej disa muajsh ishte i ndarë, siç kanë treguar njerëzit e afërt.
Që në momentin që u publikua lajmi, qarkulluan shumë zëra për jetën private të qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili sipas tabloidëve po shijon një stil jete intensive.
Siç raporton “Socialite”, Pique ka udhëtuar drejt kryeqytetit suedez të Stockholmit për arsye biznesi dhe më pas ka shkuar në një festë të mbushur plot me njerëz të famshëm.
Ngjarja në të cilën mori pjesë ishte samiti ndërkombëtar i quajtur ‘Mendjet e shkëlqyera’, një kongres që bashkon të gjitha llojet e personaliteteve nga të gjitha anët e globit.
Pillamos a Gerard Piqué disfrutando de su vida de soltero con una chica que no es C.C #Socialité572 pic.twitter.com/USg7QqJE7O
— SOCIALITÉ (@socialitet5) June 19, 2022


