Sporti

Pique: Barcelona po vuan si asnjëherë më parë

10/03/2021 08:37
nga:E K

Atletico Madrid ka triumfuar derbin ndaj Barcelonës me rezultat 2 me 0.

Golat për skuadrën nga Madridi i shënuan, Lemar dhe Suarez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i cili tha se Barcelona po vuan si asnjëherë më parë.

“Është një situatë e ndërlikuar. Ne po vuajmë, duhet të jem i sinqertë për këtë, “tha Pique për Movistar.

“Nuk është vetëm një problem, janë disa. Përkundër kësaj, unë mendoj se do të shërohemi.

“Këto janë kohë të vështira, ne nuk i kemi përjetuar më parë. Atmosfera në dhomën e zhveshjes është shumë e mirë dhe ne duam ta ndryshojmë atë”, përfundoi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/