Sporti

Pique: Barcelona është e thyer pa Messin

08/09/2021 10:10
nga:E K

Barcelona luajti dje për herë të parë pa Lionel Messin.

Skuadra katalunase arriti të shënoi fitore ndaj Juventusit me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht fitore, qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique deklaroi se Barcelona është e thyer pa Leo Messin.

“Ekipi ishte sinqerisht pak i dërmuar për shkak të largimit të Messit, ne do të humbasim magjinë në sulmin tonë, por duhet të ecim përpara, tifozët presin shumë nga ne,” tha ai.

“Ne humbëm lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Na ka lënduar neve dhe e ka lënduar edhe atë. Nuk e di të gjithë historinë, të dy palët kanë thënë se ka qenë çështje numrash.”

“Njerëzit me të vërtetë duan të vijnë në stadium dhe ne duhet të gëzojmë tifozët. Ne duhet të fillojmë të fitojmë dhe t’u japim atyre gjëra të mira. Ne kemi nevojë për tifozët që të jenë pranë nesh”, tha Pique.

/GazetaBlic Sport/