Pippo Inzaghi parashikon që Ciro Immobile do të shënojë në finalen e Kampionatit Evropian.
Italia është e pamposhtur në 33 ndeshje, duke filluar nga viti 2018 dhe tashmë do të përballet me Anglinë në finale, përcjell GazetaBlic Sport.
“Roberto Mancini bëri mirë që krijoi një frymë të vërtetë ekipi dhe u përqendrua te lojtarët e rinj, për shembull ai thirri Nicolò Zaniolo kur askush nuk e dinte kush ishte ai,” tha Inzaghi për La Gazzetta dello Sport.
“Më duhet të them se dy qendërsulmuesit, lojtarët më të kritikuar në skuadër, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe japin zemrën dhe shpirtin e tyre për këtë ekip,” tha SuperPippo.
“Shpresoj që Immobile të shënojë në finale, pasi e konsideroj si një sulmues të shkëlqyeshëm. Ai bëri shumë mirë, veçanërisht në fazën e grupeve”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj forcës fizike të Anglisë, faktit që ata janë në terren dhe Raheem Sterling, sepse kur ai është në disponim , nuk mund ta kapësh”.
Inzaghi u pyet për parashikimin e tij dhe tha se Italia do të fitojë minimalisht.
“Italia të fitojë 1-0 me një gol nga Immobile.”
/GazetaBlic Sport/


