Sporti

Pioli vjen me disa ndryshime për ndeshjen me Sampdorian, Origi e fillon ndeshjen nga minuta e parë

09/09/2022 11:38
nga:Mergim Rreci

Divock Origi pritet të bëjë debutimin e tij me Milanin si titullar nesër kundër Sampdorias, ndërsa Simon Kjaer do të jetë partneri i Fikayo Tomorit në mbrojtje.

Kuqezinjtë vizitojnë Sampdorian në Marassi nesër para ndeshjes së dytë të së mërkurës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, Origi do të bëjë paraqitjen e tij të parë si titullar. Olivier Giroud duhet të pushojë dhe ish-sulmuesi i Liverpool është favorit ndaj Ante Rebic.

Origi ka grumbulluar 81 minuta në katër paraqitje deri më tani këtë sezon, por nuk ka filluar kurrë që kur iu bashkua Milanit si transferim i lirë nga Reds.

Edhe Kjaer do të rikthehet në formacionin titullar dhe pritet të jetë partner me Tomorin.

Tommaso Pobega gjithashtu pritet të startojë në mesfushë, duke zëvendësuar Sandro Tonalin ose Ismael Bennacer. Rafael Leao dhe Charles De Ketelaere ka të ngjarë të fillojnë përsëri me CDK në kërkim të golit të tij të parë me Serie A gia.

/GazetaBlic Sport/