Sporti

Pioli, për sezonin: Gjithçka varet nga ndeshja me Salernitana-n, është e pashmangshme!

12/22/2023 08:29
nga:E K

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka folur për ndeshjen e së premtes kundër Salernitanës.

Në konferencën e dhënë për mediet, trajneri italian u shpreh se gjithçka në lidhje me sezonin varet nga kjo sfidë.

“Shumë ose gjithçka varet nga ndeshja e nesërme, duhet thënë se është e pashmangshme që të jetë kështu. Prej disa kohësh jemi në kërkim të vazhdimësisë së fillimit të sezonit, ndeshjen e nesërme duhet ta përballojmë duke i njohur mirë cilësitë dhe karakteristikat tona”-deklaroi Pioli.