Sporti

Pioli: Për Leaon do të vendosim nesër, ose do të luajë – ose s’do të jetë as në rezervë!

05/09/2023 15:14
nga:L J

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pranon se ka një shans që Rafael Leao të luajë kundër Interit të mërkurën, por nëse ai nuk mund të startojë, ai nuk do të jetë as në stol.

Anësori portugez pësoi një dëmtim muskulor gjatë fitores 2-0 ndaj Lazios të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Milanit, Pioli foli për Sky Sport Italia përpara konferencës së tij për shtyp para ndeshjes së martës duke thënë se Leao mund të jetë në dispozicion kundër Nerazzurrëve.

“Leaon do ta testojmë nesër në mëngjes, nëse ndihet mirë, do të luajë”, vazhdoi Pioli. “Është ende e gjitha e hapur.”

“Të gjithë i dimë cilësitë e lojtarit. Ne e dimë që ai mund të jetë ose mund të mungojë, është e qartë se ne do të marrim disa masa paraprake, por në fund të fundit kjo nuk do të ndryshojë planin tonë të lojës”, tha trajneri i Nerazzurrëve.

Leao ka shënuar 13 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat me Milanin këtë sezon, duke përfshirë një në 10 ndeshje të Champions League.

/GazetaBlic Sport