Trajneri i Milanit ende beson se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet pa kufizime dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm.
Stefano Piolo vuri në pah edhe sakrificat që sulmuesi bëri sezonin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ibrahimovic nuk është i disponueshëm, por ai është gjithmonë në kontakt me të gjithë. Ai është një kampion që ende mund të bëjë diferencën. Fillimisht duhet të rikuperohet dhe në fund të sezonit të kaluar bëri sakrifica të pabesueshme. Njerëzit nuk e dinë, por ai mundi të stërvitej me shokët e tij vetëm për 15 minuta. Ibrahimovic ka teknikë dhe inteligjencë superiore dhe është ende i uritur për të fituar. Nga mesi i gushtit ai do të jetë në Milanello për të ndjekur rrugën e tij”, tha trajneri, duke folur për Gazzetta dello Sport.
Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju dhe nuk pritet të kthehet deri në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport.


