Milani regjistroi fitore me një përmbysje të madhe ndaj Veronës, duke kthyer avantazhin prej tri golave.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i “Kuqezinjëve”, Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me lojën por ka thënë se kjo është vetëm një ndeshje që të sjell tri pikë.
“Në pjesën e parë ata ishin më të gatshëm se ne, ishin më mirë në goditje. Ne bëmë një provë të madhe të pjekurisë, tani mendojmë për Ligën e Kampionëve dhe më pas do të tërhiqemi te kampionati. Ndërtuam një ekip të fortë, ky është edhe një shpërblim për menaxhmentin.
“Kjo nuk është një fitore kampionati, është një fitore me 3 pikë. Tifozët na kanë dhënë ngrohtësi dhe dashuri në një moment delikat. Kampionati është i vështirë, kundërshtarët janë shumë të fortë. Ka konkurrencë gjatë gjithë rrugës. Ne duhet të mendojmë më pak”, ka përfunduar tekniku italian.
Milani ka fituar 22 pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit: një rekord në këtë pikë të sezonit për ‘Rossonerët’ që nga viti 1994/95 dhe për momentin ata janë në krye të tabelës duke pritur ndeshjen e Napolit.


