Sporti

Pioli pas ndeshjes: Ka katër skuadra që luftojnë për titullin kampion në Serie A

03/19/2022 23:26
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli është deklaruar pas ndeshjes ndaj Cagliarit.

Skuadra e Milanit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Sardenja, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 0 me 1. Ishte një goli Bennacer që i dha fitoren skuadrës mysafire, fitore kjo që është një tjetër hap para drejt titullit.

Ky rezultat do të thotë se kuqezinjtë kanë fituar 10 pikë më shumë se Interi në shtatë ndeshjet e fundit, duke mbetur tre pikë më shumë në krye të Napolit.

“Çdo lojë është një udhëkryq i rëndësishëm tani. Më pëlqeu skuadra, edhe kur nuk shënuam në pjesën e parë, pasi luajtëm me cilësi dhe intensitet”, tha Pioli për Sky Sport Italia.

“Cagliari na shkaktoi probleme, por kjo është e pashmangshme kur ke dy skuadra me motivim kaq të fortë”.

Ishte rezultati i tretë radhazi 1-0 për Milanin, pra a është ky çelësi për t’u bërë kampion?

“Ne do të donim të shënonim më shumë dhe u afruam përsëri disa herë sot, por e rëndësishme është të fitojmë.

“Ne po bëjmë gjëra të shkëlqyera, por gjithashtu e dimë se ka katër skuadra që ende mund ta fitojnë Scudetton. Nuk ka kuptim të shikojmë shumë përpara, kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të përqendrohemi vetëm në rrugën tonë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/