Aventura e Milanit në Champions League kundër Salzburgut fillon me një barazim.
Kuqezinjtë ishin duke humbur pas golit të Okaforit, por në minutën e 40′, gjetën barazim me golin e Saelemaekers. Në fund të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli foli për sfidën e sotme, ku tha se mund të kishin luajtur më mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Rezultat i mirë me një paraqitje jo të mirë. Ata filluan më mirë, pastaj u rikuperuam. Mund të kishim bërë më mirë, por ishte një lojë e vështirë. Ne donim fitoren, por rezultati ishte pozitiv. Mund të kishim bërë më mirë në ndërtim të aksioneve”, tha Pioli për Sky Sports.
Milani ndodhet në pozitën e tretë në grup me një pikë, po aq sa Salzburg, kurse Dinamo Zagreb në vendin e parë me tre pikë.
/GazetaBlic Sport


