Stefano Pioli siguron se Milani nuk do të ndryshojë qasjen e tyre për Victor Osimhen ose nuk do të përpiqet të mbrojë epërsinë e tyre 1-0 ndaj Napolit, teksa ai mirëpret atmosferën pasionante të tifozëve në këtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Do të ishte gabim të fokusoheshim në mbrojtjen e epërsisë këtu, patjetër”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.
“Atmosfera do t’i ndezë dy ekipet. Napoli nuk ka humbur në shtëpi në Champions League për një kohë të gjatë, ata shënuan mesatarisht tre ose katër gola deri tani kundër skuadrave si Liverpool, Ajax, Rangers dhe Eintracht Frankfurt. Ne kemi vetëm një avantazh minimal, duhet të luajmë lojën tonë si ekip dhe mendoj se duhet ta kontrollojmë topin shumë mirë kur e kemi atë. Ky do të jetë një element i rëndësishëm.
“Ne jemi këtu për të luajtur Ligën e Kampionëve. Ne e dimë se rrugëtimi ynë filloi tre vjet më parë dhe ne mund të arrijmë në gjysmëfinale, por një sezon duhet të të vlerësohet në fund dhe jo gjatë sezonit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


