Sporti

Pioli: Nuk ishte nata jonë më e mirë, Cagliari ishte i qetë

05/17/2021 09:56
nga:E K

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se skuadra e tij do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ai është shprehur se pavarësisht humbjes ata kanë ende mundësi të mira dhe do të luftojnë që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan pati mundësi të siguroj kualifikimin ditën e djeshme nëse do të arrinte një fitore ndaj Caligarit, megjithatë skuadra e Piolit barazoi pa gola.

Pioli pas ndeshjes u shpreh se nuk ishte nata e Milan dhe se kualifikimin do ta kërkojnë ndaj Atalantës.

“Nuk ishte nata jonë më e mirë, ritmi dhe kualiteti nuk ishin në nivelin e duhur të paraqitjeve tona të fundit“, tha fillimisht ai.

“Por tashmë është e padobishme të mendojmë çfarë mund të kishim bërë dhe çfarë nuk kemi bërë”, vazhdoi Pioli.

“A është ndeshja ardhshme jetë a vdekje? Jo vetëm ajo, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos ishin ashtu. Kishte pak tension, ndoshta pasi menduam se do ta fitonim ndeshjen, ndërsa për të fituar është dashur të luajmë më shpejtë dhe të shfrytëzojmë rastet”, tha trajneri i Milan.

“Kërkojmë të japim maksimumin kundër Atalantas dhe duam ta mbyllim sezonin me fitore ndaj tyre sepse ata janë e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim gjatë kohës time këtu”, përfundoi Stefano Pioli.

/GazetaBlic Sport/