Sporti

Pioli: Ne jemi Milani, do të përpiqemi të bëjmë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve

08/26/2021 21:00
nga:Lorik J

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar shortin e skuadrës së tij për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane që rikthehet pas shtatë viteve në Ligën e Kampionëve do të përballet me Atletico Madrid, Liverpool dhe Porto në grupin B të fazës së grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Pioli megjithatë shfaqet optimist dhe thotë se pret që skuadra e tij të bëjë gjëra të mëdha në Champions.

“Është një grup stimulues dhe shumë i vështirë, por ne jemi Milano dhe është e drejtë që emri ynë të jetë afër klubeve që, si ne, kanë bërë histori”, tha fillimisht Pioli.

“Së bashku me ekipet në grupin tonë ne kemi fituar 15 tituj të Ligës së Kampionëve. Ne e prisnim, kjo është Liga e Kampionëve dhe mezi presim të fillojmë, do të përpiqemi të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport