Sporti

Pioli: Ndaj Romës ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare

04/28/2023 15:35
nga:E K

Milan dhe Roma janë me pikë të barabarta në vendin e katërt, por në ditët e fundit të Serie A çdo gjë mund të ndodhë dhe renditja është aq e ngushtë sa është e vështirë të parashikohet se kush do të fitojë në fund.

Sigurisht që sfida në Olimpico do të jetë në gjendje të japë indikacione të sakta dhe Pioli në prag të ndeshjes flet në konferencën për shtyp.

A është fati në duart e Milanit?

“Ne duhet t’i japim vazhdimësi performancës. Nëse e bëjmë këtë, atëherë fati do të jetë në duart tona.”

Çfarë ndeshje do të jetë ndaj Romës?

“Do të jetë një përballje që do të vlejë dyfish dhe do të duhet ta përballojmë me shpirtin e nevojshëm. Ndeshja ndaj Romës vlen shumë, kanë mbetur vetëm pak ndeshje deri në fund të kampionatit dhe do të kemi tre ndeshje direkte. Do të duhet të marrim pikë në këto ndeshje për katër vendet e para.”

Çfarë vështirësish do të ketë Milani?

“Skuadra është mirë fizikisht dhe mendërisht, pastaj ka vullnet për të pasur një fund të mirë të sezonit. Gjithçka do të vendoset në ditët e fundit të kampionatit dhe në gjysmëfinale të Champions League, nde duam të jemi ende protagonistë.”

Si është Leao?

“Rafael ka qenë gjithmonë shumë i intergruar në ekip. Asnjë lojtar nuk mund të jetë në kulmin e tij 10 muaj në vit, ai ka pasur momentin e tij të vështirësisë, por tani është mië. Natyrisht, ndeshjet pozitive të japin besim dhe entuziazëm, presim shumë prej tij.”

Ka gjithmonë ndeshje të tensionuara kundër Romës, po përgatiteni ndryshe?

“Roma është një skuadër e fortë dhe me Mourinhon, i cili ka krijuar një mentalitet të nivelit të lartë dhe intensitet të lojës. Ambienti në Olimpico është i rëndësishëm, pastaj secili bën atë që beson, ne shikojmë rrugën tonë”, u shpreh ndër të tjera Pioli, trajneri i Milanit./ h.ll/abcnews.al