Sporti

Pioli merr një lajm shumë të mirë para ndeshjes ndaj Genoas

04/13/2022 18:55
nga:Mergim Rreci

Ismael Bennacer me sa duket ka kapërcyer një tendosje muskulore dhe ai u rikthye sot në stërvitjen e skuadrës.

Mesfushori 24-vjeçar algjerian u detyrua të humbasë ndeshjen e Milanit me Torinon në fundjavë për shkak të tendosjes, duke e lënë atë jashtë fushës pasi kuqezinjtë bënë një rrëshqitje të frikshme në garën për titull, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç u njoftua nga Milani, Bennacer stërviti me shokët e tij të skuadrës në Milanello sot dhe ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Milanit në Serie A kundër Genoas të premten.