Sporti

Pioli merr lajmin e madh, Zlatan kthehet kundër Beneventos

04/28/2021 11:10
nga:L J

Milani ka nevojë për liderin e tyre dhe Zlatan Ibrahimovic duket se do të kthehet kundër Benevento të shtunën.

Ibrahimovic mori pjesë në stërvitje me grupin që nuk luajti kundër Lazio dhe La Gazzetta dello Sport raporton se ai është i gatshëm të fillojë kundër Beneventon në vikend, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy humbjet radhazi e kanë dërguar Milanin në vendin e pestë në Serie A, me pikë të barabarta me Napolin dhe Juventusin.

Rossonerët do të motivohen nga kthimi i 39-vjeçarit këtë fundjavë, ndërsa lufta për një vend në Champions League vazhdon.

/GazetaBlic Sport