Sporti

Pioli me simptoma, Milan anulon konferencën për media para ndeshjes me Udinesen

12/10/2021 13:02
nga:E K

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk do të marrë pjesë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Udineses.

Milan ka anuluar këtë konferencë për shkak të simptomave të lehta të gripit që ka shfaqur Pioli, raportohet nga mediat italiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Milan luan në udhëtim kundër Udinese në ‘Dacia Arena’, gjatë së shtunës, por trajneri italian nuk është i gatshëm t’i takojë mediet para kësaj ndeshje.

Megjithatë, 56 vjeçari do të drejtojë seancën e sotme stërvitore në Milanello dhe do të jetë në bankë ndaj Udinese nesër.

Milan shkon në këtë ndeshje si skuadër lidere me 38 pikë nga 16 ndeshje, një më shumë sesa rivalët e qytetit, Inter.

/GazetaBlic Sport/