Sporti

Pioli: Kjo fitore na jep forcë dhe moral, Interi mbetet favorit për kampion

10/31/2021 23:21
nga:Lorik J

Stefano Pioli thotë se fitorja 2-1 ndaj Romës do t’i japë Milanit edhe më shumë besim që mund të luftojë për Scudetton.

Pioli thotë se skuadra e tij luajti shumë mirë ndaj Romës dhe kjo fitore ishte gjithçka çfarë i duhej atyre, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne luajtëm me karakterin, me idetë dhe qasjen tonë,” tha Pioli për DAZN.

Roma është një skuadër cilësore, ne luajtëm shumë mirë me 11 kundër 11, vazhdonim të kërkonim të shënonim më shumë gola dhe ky është karakteri që na duhet në ndeshje kaq të rëndësishme.”

“Ne po kalojmë një periudhë pozitive të formës, kështu që ne duhet të kalojmë këtë valë, të jemi të guximshëm dhe të sigurt, kështu që jam shumë i lumtur.”

A jemi superiorë në Serie A? Nuk e di, skuadrat e tjera janë shumë të forta dhe Interi mbetet favorit për mua. Napoli është shumë i fortë. Këto ndeshje na japin forcë dhe moral”, përfundoi Pioli.

/GazetaBlic Sport/