Sporti

Pioli: “Kemi besim te Tatarusanu, rikuperimi i Maignan po shkon mirë”

02/09/2023 20:23
nga:E K

Stefano Pioli ishte i bindur se Milani mund t’i jepte fund ecurisë së formës së dobët kundër Torinos dhe konfirmoi se ishte pjesërisht zgjedhja e tij që të mos nënshkruante me një portier të ri në janar.

Gjërat kanë qenë të vështira për “Rossonerët” në kohën e fundit kur skuadra nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga fitorja e tyre 2-1 ndaj Salernitana më 4 janar, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë konferencës për shtyp ai foli për portierin e shumë kritikuar Tatarusanu duke thënë se ka besim te ai dhe së shpejti do kthehet, portieri kryesor, Maignan.

“Rikuperimi i Maignan po përparon mirë, ai ka rifilluar punën në fushë edhe nëse jo me ekipin. Nuk e di se kur do të kthehet”, tha Pioli.

Ai u pyet pse Milani nuk nënshkroi një portier të ri në afatin kalimtar të janarit.

“Zgjedhja ishte e imja dhe e fushës teknike. Ne kemi besim te Tatarusanu dhe mendojmë se Maignan mund të kthehet së shpejti”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/