Pas fitores kundër Spezia, Milan mendon për Atletico Madrid.
Rossonerët janë gati të debutojnë në Ligën e Kampionëve para tifozëve të tyre pas humbjes nga Liverpooli në xhiron e parë të fazës së grupeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç raporton Tuttosport, Stefano Pioli do të ketë në dispozicion Alessandro Florenzin dhe Simon Kjaer në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Atletico Madridit të martën.
Ndërkohë, pas pushimit do të jenë në dispozicion edhe Messias, Bakayoko dhe Krunic.
Ndeshja mes Milanit dhe Atletico Madridit zhvillohet të martën nga ora 21:00 në San Siro.
/GazetaBlic Sport


