Trajneri i Milanit, Stefano Pioli beson se skuadra e tij nuk do të gabojë dhe do të eliminojë Slavia Pragën në ndeshjen e 1/16-tës mes dy skuadrave në Europa League. Takimi i parë mes dy skuadrave, i cili ishte në Milano, përfundoi 4:2 për kuqezinjtë.
“Momenti vendimtar i sezonit ka ardhur. Kemi një objektiv për të arritur. Flitet shumë për kundërshtarët tanë që presin ndeshjen e jetës së tyre, por ne mund dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë. Kundërshtari ynë do të tregojë gjitha cilësitë. Ata kanë humbur vetëm një herë në shtëpi gjatë gjithë sezonit, por ne duam të vazhdojmë dhe kemi besim se kemi cilësinë për ta bërë këtë. Nuk ka nevojë për tensione të panevojshme, as nuk mund të lejojmë të jemi shumë të qetë. Duhet të luajmë lojën tonë me presion të lartë, e cila është e rëndësishme veçanërisht në Evropë ku përballesh me disa skuadra vërtet të mira, të mira në sulm dhe mbrojtje”, tha Pioli përpara ndeshjes në kryeqytetin çek.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se në ndeshjen 11 kundër 11 kundërshtarët na shkaktuan probleme në ndeshjen e parë. Të jem i sinqertë, mendoj se ata do të ndryshojnë modelin që nga ndeshja e parë”, shtoi ai për Slavia Pragë.
Ndeshja mes Milanit dhe Slavia Pragës luhet sot nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


