Pas fitores së madhe në Madrid, Milani rikthehet të luajë sërish në kampionat për ndeshjen e nesërme në orën 15 kundër Sassuolos.
Si zakonisht, Stefano Pioli doli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, atje ku dha lajmin e mirë për portierin Maignan, përcjell GazetaBlic Sport.
Si janë Maignan dhe Tomori?
“Maignan është mirë, ai filloi të punojë me ekipin për një javë. Ai është gati, ai përshpejtoi shumë sepse ka një mentalitet të madh: ai është mirë dhe do të luajë nesër. Tatarusanu e bëri mirë detyrën e tij, nuk kisha asnjë dyshim. por ai kthehet nesër. Tomori është shumë më mirë, por ai nuk do të thirret për nesër; ai do të kthehet të mërkurën tjetër”, deklaroi Pioli.

/GazetaBlic Sport/


