Sporti

Pioli jep lajmin e keq, Milan duhet të bëjë pa lojtarin e rëndësishëm ndaj Napolit

10/29/2023 08:47
nga:E K

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë një lajm të keq për tifozët “kuqezi” në prag të ndeshjes ndaj Napolit, që luhet këtë të djelë në orën 20:45.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes Napoli-Milan, Pioli zbuloi se për këtë sfidë do të duhet të luajnë pa Loftus-Cheek.

“Loftus-Cheek është i rëndësishëm për fizikun dhe cilësitë e tij, por edhe pa të mund të jemi efektivë. Ai pothuajse e ka kaluar dëmtimi, por tani po kalon një inflamacion. Ai po përmirësohet çdo ditë, por i mungon hapi i fundit për t’u rikthyer. Mund të kthehet në ndeshjen e radhës, por nesër nuk do të jetë në gjendje të luajë”-tha Pioli.