Sporti

Pioli: “Jemi të zhgënjyer, nuk po mendonim për Champions League”

10/30/2022 23:42
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit është mposhtur nga Torino sonte me rezultatin 2-1.

Me këtë humbje Milani i largohet kreut në gjashtë pikë, teksa mbetet në vendin e tretë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Pioli u shpreh i zhgënjyer me disfatën e sotme.

“Mund të kishim luajtur më mirë. Duhej të lëviznim më mirë pa topin. Duhet të shkosh të kërkosh episodet dhe duhet t’i shfrytëzosh, ata ia dolën, shënuan dy gola në pak minuta”, tha Pioli në konferencë.

“Nuk ishte mbrëmja më e mirë. Për t’u përgatitur mirë për Champions League duhet të bënim mirë sonte, nuk e menduam fare ndeshjen me Salzburgun”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Milanit i duhet të paktën një pikë ndaj Salzburgut për të siguruar kalimin tutje në Champions.

/GazetaBlic Sport